Vazhdon mbledhja e jashtëzakonshme e LDK-së

Aktuale July 12, 2016 - 19:16

Po vazhdon mbledhja urgjente e thirrur nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo mbledhje po mbahet pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Isa Mustafa, për të shtyrë dërgimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvend.

Gjithashtu, mbledhja e paparaparë e subjektit të dytë në koalicionin qeverisës, është thirr menjëherë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj se ministritë mund të zvogëlohen, duke bërë kështu të shuhen disa prej tyre, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: LDK në mbledhje urgjente

Mbledhja ndërkohë është duke vazhduar, bënë të ditur gazetari i lajmi.net që ndodhet në selinë e LDK-së.

Deri më tani nuk ka ndonjë prononcim nga ndonjë zyrtar i këtij subjekti politik.