LDK në mbledhje urgjente

Aktuale July 12, 2016 - 18:05

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto momente është duke mbajtur një mbledhje në selinë e saj qendrore në Kompleksin “Qafa”.

Arsye se pse është thirrur kjo mbledhje mund të jetë anulimi i mbledhjes së Qeverisë, ku do të procedohej marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, por edhe ndoshta për tkurrjen e ministrive. Këtë të fundit e ka përmendur sot gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Para parkingut të selisë së LDK-së janë duke u parë veturat e të gjithë zyrtarëve të LDK-së përfshirë kryetarin Mustafa dhe anëtarët tjetër, njofton Klan Kosova.

LEXO EDHE: Edhe pas daljes nga BE, Britania mbështet Kosovën drejt rrugës euroatlantike (VIDEO)