Zënkë ndërmjet dy familjeve në Prishtinë, intervenon Policia

Aktuale July 11, 2016 - 15:56

Sipas Policisë së Kosovës, në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë sot ka ndodhur një zënkë ndërmjet veti, me çka është dashur edhe intervenimi i policisë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë, dy familje kanë pasur një zënkë në mes vete.

Ajo ka shtuar se tash për tash nuk mund të jap detaje tjera.

“Personat që janë përfshirë në këtë incident janë duke u intervistuar në njërin nga stacionet e Policisë së Kosovës në Prishtinë”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/