Deputetet e opozitës caktojnë vijën kufitare me Malin e Zi

Aktuale June 27, 2016 - 12:10

Deputet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur një “shenjë” në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Fisnik Ismajli një llogarinë e tij “Facebook”, ka shkruar se shenja e vendosur cakton pikën kufitare me Malin e Zi. Ai po ashtu ka thënë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë, siç thotë ai, faljen e tokave të Kosovës, transmeton "Zeri.info".

LEXO EDHE: Dalja e Britanisë nga BE-ja s’e rrezikon liberalizimin

Ky është postimi i plotë i Ismajlit:

Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjendet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi.

Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht

 

Image