Referendumi në Dubravë: Banorët vendosin për ndërtimin e xhamisë

Aktuale June 26, 2016 - 21:27

Nga referendumi i parë në Kosovë, i mbajtur në Dubravë të Suharekës, për ndërtimin e xhamisë në një parcelë tokësore, rezultati ka dalë për ndërtimin e asaj xhamie.

Nga 267 banorë që kanë votuar, vetëm njëri ka votuar kundër, kurse 266 të tjerë kanë votuar për ndërtim, transmeton TherandaPost.

Kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, i cili ka vizituar gjatë ditës vendvotimin, ka thënë se ky referendum nuk është tjetër veçse një respektim i vullnetit të qytetarit.

LEXO EDHE: Protestë për vdekjen tragjike të dy fëmijëve në Kolovicë (Video)

Pas këtij rezultati xhamia e fshatit do të ndërtohet në parcelën 399-2 në Zonën Kadastrale të fshatit Dubravë.