Qeveria sot e pret letërkëmbimin për EULEX-in

Aktuale June 15, 2016 - 13:45

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, por ka thënë se janë duke e pritur konfirmimin nga Brukseli, raporton “zeri.info”.

Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka sqaruar pasi ta pranojnë sot letërkëmbimin nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, Qeveria do ta mbaj një mbledhje pasdite për ta miratuar Ligjin në procedurë të rregullt dhe nesër të procedohet në Kuvendit. /ZËRI/