4 besimet fetare në Shqipëri kundër martesave gay

Aktuale May 29, 2016 - 20:39

Besimet fetare në Shqipëri janë bërë bashkë kundër legalizimit të martesave gay.

Drejtues të lartë të këtyre besimeve fetare thanë për ‘News 24’ se nuk do të lejojnë që të ndryshohet kodi ekzistues i familjes që legjitimon vetëm lidhjen në çift mes një burri dhe një gruaje. 

 Përfaqësues të lartë të 4 besimeve fetare thanë se do ti drejtohen Parlamentit për të mos ta miratuar futjen në paketën e ndryshimeve kushtetuese të paragrafit që flet për mosdiskriminimin e LGBT. 

Prej disa muajsh grupi i nivelit të lartë të ekspertëve po diskuton paketën e ndryshimeve kushtetuese ku bën përfshihet edhe një paragraf i shkëputur nga ligji kundër diskriminimit dhe përfshin edhe komunitetin LGBT. Pikërisht ky paragraf kundërshtohet nga bashkësia fetare që analizon se qëllimi i fshehtë i lobimit pro LGBT është të godas në gjykatën kushtetuese kodin e familjes dhe ndryshimin e tij në favor të martesave gay dhe birësimit të fëmijëve nga kopjet LGBT.

Për besimet fetare familja mes një burri dhe një gruaje cilësohet e shenjtë dhe nuk duhet cënuar e po ashtu edhe të drejtat që duhet të gëzojnë fëmijët për tu rritur pranë figurës së nënës dhe babait. (BalkanWeb)