Veseli: Lëvizja paqësore dhe lufta e UÇK-së e kanë sjellë lirinë (VIDEO+FOTO)

Aktuale May 24, 2016 - 10:39

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,  sot ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Veseli pasi që ka bërë homazhe ai ka vizituar familjen Rugova, në shtëpinë e tyre, shkruan "Zeri.info".

Ai ka thënë se ish-presidenti Rugova është pjesë e historisë së Kosovës në të cilën ka ndikuar edhe në themelet e shtetit të Kosovës.

Ai po ashtu tha se zgjedhja e Ibrahim Rugovës, president, para 24 vjetësh në të njëjtën kohë i ka dhënë një dimension të ndarjes përfundimtare të rrugëtimit politik të Kosovës nga Serbia.

“Vizita ka të bëje me 24 vjet me herët, kjo është dita e presidentit, është zgjedhur presidenti i parë nga vetë qytetarët e Kosovës në të njëjtën kohe i ka jep edhe një dimension ndarjes përfundimtare rrugëtimit politik të Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë. Lëvizja e rezistencës paqësore dhe lufta e UÇK-së janë dy anë të një medalje e cila e ka sjellë lirinë. Ato duhet vetëm të na bashkojnë gjithë qytetarët e Kosovës për çka duhet të jemi krenar që sot e kemi lirinë dhe shtetin tonë” ka thënë Veseli./ZERI/

Image
Image
Image