Deçani me 46 autobusë në protestë
Zeqë Musaj, kryetar i Këshillit Organizativ të protestës për Deçan, ka thënë se 46 autobusë me protestues janë nisur nga kjo komunë në drejtim të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga AAK dhe NISMA kundër qeverisë së Kosovës.
LEXO EDHE: Haliti: Masakrat e shtetit serb, shfaqen botërisht barbarinë
Gazetari i Kallxo.com raporton se nga Deçani janë nisur edhe dhjetëra vetura.
Në protestë, AAK dhe NISMA do të kërkojnë nga qeveria tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Kjo është protesta e parë e cila mbahet pas ndarjes së bllokut opozitar, meqë Vetëvendosje është larguar nga blloku opozitar dhe nuk e ka mbështetur protestën e sotme.