Dëmtohet busti i “Skenderbeut” ne Gjenevë, policia zvicerane po heton rastin

Dëmtohet busti i “Skenderbeut” ne Gjenevë, policia zvicerane po heton rastin

Aktuale April 27, 2024 - 15:16

Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit tone kombëtar “Skënderbeu” në Gjenevë që gjendet buze liqenit, disa metra përballë objketit të OKB-se.

Rasti është lajmëruar në polici të cilët kane dal menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, i cili e ka raportuar rastin, transmeton Zeri.info.

Ky akt vandal, ky sulm ndaj heroit tone kombëtar nga redaksia ne fjale është cilësuar si një akt i lig, pavarësisht se kush e ka bere, me qellim apo pakujdesi. Për t’mos spekuluar, policia kantonale ka nisur një hetim.

Pas këtij akti te lig, vandale ende nuk dihet se kush qëndron. Komuniteti shqiptar ne Gjeneve ka shprehur shqetësime, sipas te cilëve ky nuk është rasti i pare qe dëmtohet busti i Skënderbeut.

Busti i Skënderbeut u përurua në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtarë të shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari./Zëri