Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi

Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi

Aktuale April 27, 2024 - 14:31

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Ditën Kombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë si dhe Masakrën e Mejës

Haradinaj ka thënë se nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës.

“Në këtë datë forcat okupatore kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 motra e vëllezër tanë shqiptarë, një pjesë e tyre ende të pagjetur. Shqiptarë të pambrojtur të dy besimeve fetare që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta.

“Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi. Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!”, tha Haradinaj. /Zëri