Shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë, Rama takohet me Bekim Jasharin për lokacionin

Shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë, Rama takohet me Bekim Jasharin për lokacionin

Aktuale April 26, 2024 - 11:19

Përparim Rama, kryetari i Komunës së Prishtinës, paralajmëroi se kryeqyteti së shpejti do ta ketë shtatoren e heroit të kombit, Adem Jashari.

Rama këtë e bëri të ditur gjatë një takimi që kishte sot me Bekim Jasharin dhe u shpreh se kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit, transmeton Zeri.info.

“Bashkë diskutuam për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit të monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari”, shkroi ai në facebook.

Ai është shprehur se është një privilegj, si dhe përgjegjësi e madhe për kryeqytetin që të ketë shtatoren e heroit.

“Për kryeqytetin është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot e gëzojmë”, shkroi Rama në Facebook. /Zëri