Hamza: Trimëria dhe vetëdija patriotike e Luanit është pasqyrë e shumë brezave dhe familjeve shqiptare
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza ka përkujtuar sot heroin Luan Haradinaj në 27 vjetorin e rënjes së tij.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se trimëria dhe vetëdija patriotike e Luanit, qysh në moshë të re, është pasqyrë e shumë brezave dhe familjeve shqiptare, që kanë ushqyer kauzën e Kosovës shtet të pavarur, gjeneratë pas gjenerate e që sipas tij edhe Luan Haradinaj kështu u rritë, në sofrën e bacës Hilmi, në Kullën e rezistencës në Gllogjan dhe ndonëse i ri në moshë, ai u bashkua në celulat e para të UÇK-së, për ta jetësuar këtë amanet.
“Ata që e njohën nuk kursyen fjalët më sublime të trimërisë e ata që luftuan krah me të, morën zemër që edhe pas vrasjes së tij nga forcat serbe, ta vazhdojnë rrugën mes dhimbjes e forcës për çlirimin e Kosovës! Dhe Kosova u bë, u rilind falë luanëve si Luan Haradinaj”, ka shkruar Hamza. /Zëri