Publikohen shpenzimet tremujore të partive, prin Lëvizja Vetëvendosje
Aktuale
April 24, 2024 - 12:41
Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.
Partia e cila i prin listës është Lëvizja Vetëvendosje, që ka harxhuar 334 mijë e 427 euro.
Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës, me 167 mijë e 193 euro, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 155 mijë e 110 euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 82 mijë e 225 euro.
Derisa Lista Serbe i ka shpenzuar 87 mijë euro. /Zëri
Këtu mund të shihen shpenzimet për të gjitha partitë