Bulliqi pret në takim Gërvallën, flasin për mundësitë e investimeve të huaja në Podujevë

Bulliqi pret në takim Gërvallën, flasin për mundësitë e investimeve të huaja në Podujevë

Aktuale April 19, 2024 - 18:02

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka mirëpritur sot në takim zëvendëskryeministren Donika Gërvalla.

Gjatë këtij takimi u diskutua për temat aktuale në vend, por edhe për çështjet që lidhen me qytetin e Podujevës, raporton Zeri.info.

“Me znj. Gërvalla kemi diskutuar për tema të ndryshme të aktualitetit politik, por edhe çështje që ndërlidhen me punën tonë në përditshmëri si investimet e huaja potenciale në qytetin e Podujevës, krijimin e urave të bashkëpunimit mes bizneseve tona me diasporën dhe shtetet e tjera, si dhe për Zonën Industriale që tash është themeluar e mundësitë që ofrojmë për bizneset prodhuese vendore e të huaja.

E falënderoj znj. Gërvalla për vizitën dhe mbështetjen!”, shkroi Bulliqi në Facebook. /Zëri