PDK-ja thotë se pas tri vjetësh stagnim me Qeverinë Kurti, vendit i duhet një qeveri e aftë

PDK-ja thotë se pas tri vjetësh stagnim me Qeverinë Kurti, vendit i duhet një qeveri e aftë

Aktuale April 19, 2024 - 17:30

Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Fillimisht u diskutua për votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u miratua Raporti që i hapë rrugë antarësimit të Kosovës në këtë organizatë, raporton Zeri.info.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që gjatë këtij muaji të lobojnë dhe koordinohen me të gjithë aleatët tanë ndërkombëtarë, që votimi final i Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet në muajin maj, të jetë pozitiv.

“Ndërkaq, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, duke parë stagnimin politik dhe ekonomik në vend, e posaçërisht dëmitimin e mirëqenies së qytetarëve, ka shprehur edhe një herë nevojën për zgjedhje të reja të parakohshme sa më parë.PDK beson se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një Qeveri kredibile, të aftë, e cila përmirëson jetën e tyre dhe zhvillon shtetin – i cili ka më shumë se tri vite që është në stagnim të plotë”, thuhet në komunikatë. /Zëri