Kurti për ndalimin e kosovarëve nga Serbia: Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut
Foto: Laura Hasani

Kurti për ndalimin e kosovarëve nga Serbia: Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

Aktuale April 17, 2024 - 14:41

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi Serbia ka bllokuar mbi 300 kosovarë në kufi, duke mos lejuar lëvizjen e autobusëve nga Kroacia.

Kurti ka thënë se e gjithë kjo po ndodh një ditë pas votimit pozitiv të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e që sipas tij Serbia po hakmerret duke keqtrajtuar kosovarët.

Ai tha se kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, transmeton Zeri.info.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare votoi në favor të Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Serbia hakmerret kundër civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë, përfshirë fëmijët, kanë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, shkroi Kurti në Twitter. /Zëri