Kurti me ministra bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi
Foto: Laura Hasani

Kurti me ministra bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Aktuale April 30, 2024 - 11:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-deputetit Ali Lajçi, i cili vdiq të hënën.

Kurti nënshkroi edhe në librin e zisë.

Më herët homazhe kanë bërë edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ish-veprimtari i çështjes kombëtare, Ali Lajçi, ka vdekur ditën e hënë. Lajçi ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.

Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. /eo

Image

Image