Macroni shkruan në cirilik: Franca e përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane të Serbisë, që po shkruhet tani
Foto:

Macroni shkruan në cirilik: Franca e përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane të Serbisë, që po shkruhet tani

Aktuale April 09, 2024 - 08:21

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka publikuar një mesazh në gjuhë frënge dhe serbe në X, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të dy udhëheqësit mbrëmë kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë folur edhe për dialogun Kosovë - Serbi. Macroni ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit / Ohrit.

Por, pas darkës me Vuçiqin ka dalë edhe me një postim.

“Franca e përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane të Serbisë, e cila po shkruhet tani”, ka shkruar Macroni.

Krahas kësaj deklarate shefi i shtetit francez ka publikuar edhe një fotografi të tij dhe Vuçiqit.