Kurti sot, homazhe në Kaçanik e Gjakovë
Foto: Laura Hasani

Kurti sot, homazhe në Kaçanik e Gjakovë

Aktuale April 09, 2024 - 08:12

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot nga ora 9:00 do të bëjë homazhe dhe do të vendosë kurora me lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në "Lagje të Re", në Rakoc, si dhe në kompleksin memorial “Varrezat e Dëshmorëve”, Kaçanik.

Më pas merr pjesë në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes 2024".

Nga ora 11:30 bëhen homazhe, ndërsa në 12:00 fillimi i manifestimit te Kompleksi Memorial në Koshare, komuna e Gjakovës.