Kica-Xhelili thirrje LVV-së: Votojeni komisionin hetimor nëse s’keni asgjë për të fshehur
Foto: Laura Hasani

Kica-Xhelili thirrje LVV-së: Votojeni komisionin hetimor nëse s’keni asgjë për të fshehur

Aktuale March 28, 2024 - 11:53

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje ta votojë komisionin hetimor nëse nuk ka asgjë për të fshehur.

Nën britmat e deputetëve të pushtetit, Kica-Xhelili përmendi edhe protestat që i ka organizuar Vetëvendosja sa ishte në opozitë.

“Nga një momentum kur del e kërkon votë në emër të drejtësisë, e largimit të hajnisë, vjen mu justifiku me të kalumën. Të duket disi që e kalumja të shpërlan, as ty, as askënd nuk ju shpërlan….Me ardhë, me thonë, lenani edhe neve me vjedhë, nuk iu shpërlan. Bërtit sa të duash prej vendit, nuk shpërlahesh, nuk shpërlahesh. Ka qenë diku 600 mijë euro vlerë e disa kontratave një burimore, 3 vjet keni organizu protesta. Çka ndodhi me 200 milionë, ku i keni protestat?”, u shpreh ajo.

Tutje, Kica-Xhelili i bëri thirrje LVV-së ta votojë komisionin hetimor nëse nuk ka asgjë për të fshehur.

“Pra po ndiheni mirë…asnjëherë s’paska qenë problem me marrë vesh si janë bërë kontratat. Pse po ju pengon komisioni hetimor parlamentar nëse s’keni asgjë për të fshehë, hajde dëshmojeni gabim, ejani në komision, jepni dëshmitë, justifikoni kontratat njëburimore, na demantoni. Fakti që i rezistoni çdo komisioni parlamentar, flet shumë për juve”, tha ajo.