Kurti nesër ia liron zyrën Hotit, por paralajmëron rikthim të shpejtë në Qeveri
Foto: Laura Hasani

Kurti nesër ia liron zyrën Hotit, por paralajmëron rikthim të shpejtë në Qeveri

Aktuale June 03, 2020 - 19:00

Ish-kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se pas katër muajve, nga nesër nuk do të jetë më në zyren e kryeministrit.

Kurti përmes një video-mesazhi, ka numëruar sukseset e qeverisë së tij, në këta katër muaj, ku mes tjerash ka përmendur 213 vendimet që ka marrë gjatë kësaj kohe, transmeton Zeri.info.

“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër, kurse nesër nuk do të jem në këtë zyre. Katër muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të qeverisë, 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë” , ka thënë Kurti.

Kurti më tej ka folur edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19, për të cilën ka thënë se Kosova ka qenë shembull për shtetet në rajon.

“Që nga zgjedhjet 6 tetorit, kemi dëshmuar se jemi partia e parë dhe më e madhe në vend dhe Kuvend”

“Kemi dëshmuar se mund të ndalet ajo gjakderdhja financiare, në asfaltin e shtrejtë në tokat bujqësore. Kemi dëshmuar se mund të menaxhohet pandemia e virusit korona, pa panik, me kujdes, pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme me sukses shembullor për rajonin dhe me gjërë”, ka thënë Kurti.

Ish-kryeministri ka paralajmëruar se beteja vazhdon dhe se do të kthehen përsëri shumë shpejt./Zëri