Marrëvshja e 19 prillit 2013, Haxhiu: Thaçi e Daçiq  u morën vesh për mos dërgimin e FSK-së në veri

Marrëvshja e 19 prillit 2013, Haxhiu: Thaçi e Daçiq  u morën vesh për mos dërgimin e FSK-së në veri

Aktuale April 19, 2020 - 15:08

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, teksa ka kujtuar arritjen e marrëveshjes së parë mes Kosovës e Serbisë në vitin 2013, ka thënë se qysh atëherë, dy ish kryeministrat, i Kosovës, Hashim Thaqi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, janë marrë vesh për mos dërgimin e FSK-në në veri, shkruan Insajderi.

Sipas Haxhiut, vet ajo marrëveshje e nënshkruar me 19 prill 2013, ishte cenim i sovranitetit të Kosovës, pasi bëheshin hapat e parë për krijimin e autonomisë brenda Kosovës.

 

Më poshtë posti i plotë i Haxhiut:

Me 19 prill 2013 u nënshkrua marrëveshja e ashtuquajtur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mes kryeministrave të asaj kohe, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Kjo marrëveshje cenonte rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës prej ku hidheshin hapat e parë të autonomisë së Serbisë përbrenda Kosovës. Krahas 15 pikave që defunksionalizojnë vendin, sivjet u njoftuam që bashkë me marrëveshjen e dëmshme por publike, u nënshkrua edhe një marrëveshje e fshehtë nga Hashim Thaçi, tash president, me ç’rast ishte garantuar mosdërgimi i trupave të FSK-së në veri të vendit.

Sipas kësaj marrëveshje të prillit 2013, pika 1 dhe 2, do të instalohej një asociacion/bashkësi serbe, ku do të mund të merrnin pjesë vetëm komunat serbe, për shuarjen e të cilave do të mund të vendosnin vetëm ato vet, dhe jo Republika e Kosovës. Ndërkohë që pika e 5 e lente të hapur shtimin e këtyre kompetencave dhe nevojën për rinegociim të vazhdueshëm. Kjo nuk ishte asgjë tjetër pos autonomi për serbët.

Me këtë marrëveshje drejtësia, rendi dhe ligji, arsimi dhe shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe planifikimi hapësinor për serbët mund të ofrohej vetëm nga serbët. Çdo institucion e pozicion merrte karakter etnik, çka paraqiste edhe vet fundin e konceptit të multietnicitetit që vjen nga Pakoja e Ahtisaarit. Në anën tjetër, pika e 7 dhe 8 parashihte legalizimin e strukturave kriminale paralele të Serbisë dhe integrimin e tyre në organet e rendit, ndërkohë që sipas pikës 9 të po kësaj marrëveshje thuhej qartë që të gjitha këto komuna serbe komandatin e Policisë duhej ta kishin serb dhe vetëm serb.

Ndërkaq në aspektin e drejtësisë Gjykata e Apelit obligohej të krijonte një njësit të veçantë që do të përbëhej me shumicë nga gjyqtarët serbë që shënon edhe çarje të unitaritetit të sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Kjo marrëveshje ishte ajo çka në vazhdimësi e kemi quajtuar si fara e bosnjëzimit të Kosovës, ndërkohë tendenca për t’i dhënë jetë kësaj marrëveshje me 2015 u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, pas protestave masovike, duke theksuar se ajo marrëveshje shkelte frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës në së paku 23 nene të saj.

Të gjitha këto ishin marrëveshje në kuadër të asaj që quhej normalizimi i marrëdhënieve. Pra,