AAK: Të mos shfrytëzohet pandemia për ta destabilizuar situatën në veri
FOTO: LAURA HASANI

AAK: Të mos shfrytëzohet pandemia për ta destabilizuar situatën në veri

Aktuale April 06, 2020 - 14:22
Arlinda Kqiku

Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj, duke i komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit për “Zërin” ka thënë se institucionet kosovare duhet të veprojnë me maturi karshi zhvillimeve në këtë pjesë. “Në këtë kohë pandemie Qeveria dhe institucionet tjera të Kosovës duhet të jenë të matura me veprimet e me vendimet e tyre, sidomos në veriun e Kosovës”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Deputeti i LDK-së: Veriu i Kosovës duhet të jetë nën kontrollin e MSH-së

Sipas tij, në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që pandemia të shfrytëzohet për realizimin e skenarëve që kanë për qëllim destabilizimin e situatës në veri. “Institucionet përgjegjëse i ftojmë të jenë në nivelin që kërkohet në këto rrethana, që pandemia të mos shfrytëzohet për çfarëdo skenari që destabilizon situatën atje”, është shprehur tutje deputeti i AAK-së./ZERI