Ky është këshilltari më i ri politik i kryeministrit Kurti

Ky është këshilltari më i ri politik i kryeministrit Kurti

Aktuale March 10, 2020 - 11:37

Agon Hamza është i emëruari i radhës në pozitën e këshilltarit politik të kryeministrit Albin Kurti, përcjell "Zëri.info". 

Njoftimi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit. 

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë: 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Agon Hamza, këshilltar politik të tij.  Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, z. Hamza i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re.

Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni. Është autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofik dhe mendimit politik. /ZERI

Lexo edhe Albin Kurti emëron edhe një këshilltar politik
Aktuale March 10, 2020