Beqiri: Pa Rugovën, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot

Beqiri: Pa Rugovën, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot

Aktuale February 17, 2020 - 11:17
Homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës kanë bërë dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim  Rugova, raporton “Zëri.info”.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se kontributi i ish- presidenti Rugova për pavarësinë e Kosovës është e çmuar. Sipas tij pa ish-liderin e partisë, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot.

“Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së republikës tonë, jemi këtu për të nderuar njeriun me të cilën lidhen të gjitha ato që ne sot i gëzojmë, ajo rezistencë shumëvjeçare e prirë nga presidenti Rugova dhe pastaj realizimi i të gjithë asaj që ka synuar populli i Kosovës, pra pavarësisë. Jemi këtu pranë varrit të njeriut i cili i ka bërë emër këtij vendi, ka bërë identitet, pa presidentin Rugova nuk do të ishte Kosova ajo që është sot”, u shpreh Beqiri./ZËRI

Lexo edhe PDK-ja e vendos në Kuvend flamurin e UÇK-së
Aktuale February 17, 2020