Osmani i përgjigjet Vuçiqit

Osmani i përgjigjet Vuçiqit

Aktuale November 12, 2019 - 12:48
Detajet

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me veprimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka thënë se Vuçiq është personi i cili do ta bëj më së miri propagandën dhe sipas saj ai po arrin të mashtroj disa diplomatë kur flitet për Kosovën.

Ajo thotë se në Kosovë askush nuk mund të bie pre e konspiracioneve të Vuçiqit.

Osmani shton se LDK-ja nuk punon prapa shpinës së askujt, ndërsa thotë se LDK-ja është pro një bashkëpunimi LDK-VV që të krijohet partneritet i barabartë ku ka marrëveshje dhe besim në mes tyre.

Ndërsa, thotë se kushdo që mendon ta prish këtë partneritet, do të përfundoj duar thatë.

Postimi i plotë i saj:

Jo rastësisht Aleksandar Vucic ishte ministër i propagandës në kohën e Milloshevicit. Pikërisht këtë, propagandën pra, e bënë më së miri. Kështu, për fat të keq, ka arritur të mashtrojë disa diplomatë anekënd botës, të cilët i besojnë lotëve të tij të krokodilit dhe aktrimit të tij dramatik sa herë flitet për Kosovën. Por, askush në Kosovë nuk duhet të bie pre e konspiracioneve të Vucicit.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ndërtuar dhe ka insistuar për parimin në bazë të të cilit kushdo që i fiton zgjedhjet edhe e propozon Kryeministrin. LDK nuk i punon askujt pas shpine e aq më pak nëpërmjet lojërave që janë produkt i mendjeve konspiracioniste siç është ajo e Vucicit. Të gjithë ne në LDK jemi të angazhuar që Qeveria e ardhshme LDK-VV të krijohet si partneritet mes të barabartëve dhe si marrëveshje ku mirëbesimi është alfa dhe omega e bashkëpunimit tonë. Vucic dhe disa të tjerë që po përpiqen e po investojnë në prishjen e një partneriteti të tillë do të përfundojnë duarthatë.