Selimi: Për mospranim në Interpol fajtor është edhe papërgjegjësia e politikës së jashtme vendore

Aktuale November 20, 2018 - 14:40
Lexo Detajet

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar pas dështimit të Kosovës që të bëhej pjesë e policisë ndërkombëtare, Interpo.

Përmes një statusi në Facebook, Selimi ka thënë se fajtor për këtë janë agresioni diplomatik sipas tij jo vetëm i Serbisë kundër integrimit të Kosovës dhe papërgjegjësia totale e politikës së jashtme të Kosovës dhe bartësit në anën tjetër.  Selimi i ka quajtur liderët kryesorë politik dhe diplomatët si zyrtarë të papërgjegjshëm e me agjenda banale.

“Por, krahas një pune të palodhshme të ekipeve të Grupit punues të Policisë së Kosovës, suksesi u sfidua rëndë nga dy anë; nga agresioni diplomatik (por jo vetëm) i Serbisë kundër integrimit të Kosovës dhe nga papërgjegjësia totale e politikës së jashtme të Kosovës dhe bartësit në anën tjetër. Vendi ynë ka fatin e keq që në krye të shtetit dhe të diplomacisë ka zyrtarë të papërgjegjshëm, të paaftë dhe me agjenda krejt banale personale”, ka shkruar Selimi në Facebook, transmeton zeri.info.

Ai tha se politikanët u mërzitën më shumë që nuk dolën të flasin para kamerave në Dubai sesa që “Kosova po vazhdon të jetë "vrimë e zezë" në luftën e krimit të organizuar ndërkombëtar”.

Ndërkohë përgëzoi Grupin Punues të Policisë së Kosovës për punën e tyre për pranimin në Interpol.ZERI