Gruevski kishte zbrazur llogaritë bankare që në shtator

Aktuale November 16, 2018 - 15:28
Lexo tjera detaje

Ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski që në shtator, kishte tërhequr të gjitha paratë që kishte në llogaritë e tij.

Bëhet fjalë për periudhën kur mbajti një konferencë për shtyp në Kuvend dhe akuzonte pushtetin duke thënë se është viktimë e persekutimit politik. Ishte pikërisht periudha kur Gjykata e Apelit po diskutonte ankesat e tij dhe kur pritej të merrej vendim përfundimtar nëse ai do të shkonë në burg ose jo.

Edhe pse këto informacione janë jo zyrtare, Prokuroria Speciale Publike konfirmoi se nuk ka mundësi që të ngrijë llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht nuk ka para dhe pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij bankare janë zero, shkruan “Nezavisen”.