‘Institucionet tona po na mbajnë në një burg kolektiv’

Aktuale November 13, 2018 - 23:56
Lexo tjera detaje
Image

Deklarata e Tanja Fajon, Raportueses për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, se ky proces është politizuar, përmban një nivel sinqeriteti, por edhe përgjegjësie ndaj fjalës publike. Kështu ka vlerësuar analisti politik, Haki Abazi, i cili ka thënë se fajet për mosliberalizim i kanë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tij po e mbajnë Kosovën në “një burg kolektiv”, raporton "Zëri.info".

“Deklarata e Tanja Fajon përmban një nivel sinqeriteti por edhe përgjegjësie ndaj fjalës publike. Kjo nuk e bën më të lehtë faktin se qytetaret e Kosovës janë të vetmit në Evropë që jetojnë në një burg kolektiv. Nuk e fajsoj aspak BE-në e as institucionet e saja në Bruksel. Kemi të bëjmë me një burg kolektiv që përfaqësuesit e institucioneve po e mbajnë me kënaqësi e hipokrizi. Ne njërën ane ata flasin për vlerat dhe ambiciet evropiane ndërsa veprojnë si njerëz tëlindjes”, ka deklaruar ai.

LEXO EDHE: 'I gjithë procesi i liberalizimit ishte i politizuar nga BE-ja'

Sipas Abazit, për më shumë se 20 vjet Kosova nuk ka parë seriozitet dhe vullnet politik për drejtësi dhe zbatim të ligjit. Më tej, gjatë një deklarate për “Zërin” Abazi ka konsideruar se insistimi i përfaqësuesve për liberalizim ka të bëjë edhe me zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë.

Megjithëkëtë, si fajtor kryesor ai e sheh Bashkimin Evropian edhe në lidhje me EULEX-in, ku vlerëson se ky ka qenë dështimi më i madh i BE-së dhe zhgënjimi i qytetarëve të Kosovës.

“Ky rezultat nga ana tjetër është i përbashkët edhe me EULEX gjë për të cilën e zë fajtore BE dhe të gjithë ata që me lotëkrokodili kërkojnë rezultate pozitive përderisa në asnjë mënyre nuk pranojnë që EULEX ka qenë dështimi me i madh i BE dhe dështimi dhe zhgënjimi i qytetareve të Kosovës”, ka theksuar ai./Zëri

Image