'I gjithë procesi i liberalizimit ishte i politizuar nga BE-ja'

Aktuale November 13, 2018 - 17:25
Lexo tjera detaje
Image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka deklaruar se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është politizuar dhe së është e shqetësuar në lidhje me deklaratat dhe zhvillimet për këtë çështje.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje është deklaruar për “Zërin” analisti politik Arton Demhasaj, i cili mendon së ky proces edhe në të kaluarën ka qenë proces i politizuar nga ana e BE-së, kjo për shkakun se nga shtete të tjera nuk kanë kërkuar kushte aq sa i kërkojnë nga Kosova, shkruan “Zëri.Info”.

Sipas tij deklaratat e fundit të Fajon kanë vërtetuar faktin se është politizuar ky proces dhe se kjo ndikon në shtyrjen e mëtutjeshme të liberalizimit.

LEXO EDHE: Fajon për vizat: Të papranueshme kushtet e reja

“Është një konfirmim i gjendjes reale, pasi që jemi pajtuar edhe në të kaluarën që pak a shumë procesi i liberalizimit të vizave me aq shumë kushte që janë vendos për Kosovën në një far mënyre ka qenë një proces i politizuar nga ana e Bashkimit Evropian, për shkak që për vendet tjera nuk kanë kërkuar gjithë ato kushte të cilat janë kërkuar nga Kosova. E kjo është për shkak të politizimit të këtij procesi se BE-ja akoma nuk e njeh Kosovën si vend edhe janë mundu që sa ma shumë me e shty procesin e liberalizimit të vizave. Me deklaratën e Tanja Fajon një farë mënyre vetëm vërtetohet ky qëndrimi i kahmotshëm që një farë mënyre është politizuar dhe është shtyrë pafundësisht pikërisht për shkak të kësaj çështje”, tha Demhasaj./ZËRI

Image