A rrezikohet Kosova nga revoltat nëse nuk hiqen vizat, flet Sholtes

Aktuale November 12, 2018 - 14:40
Detajet

Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian Igor Sholtes në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka folur edhe për revoltat e mundshme në Kosovë nëse nuk hiqen vizat. Me këtë rast Sholtes ka thënë që shpreson që një gjë e tillë nuk do të ndodh sepse në të kundërtën do të ishte një hap mbrapa për vendin.

”Siç e thashë, ne të gjithë presim që shtetet anëtare të BE-së të vendosin tani dhe me të vërtetë shpresoj se ata janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj çështjeje. Unë shpresoj se nuk do të ketë asnjë lloj revoltash ose formash të tjera të destabilizimit në rajon, pasi ky do të ishte një hap i madh mbrapa për të gjithë ne”, është shprehur Sholtes.

LEXO EDHE: Sholtes flet për ‘Zërin’ për shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Tutje ai ka komentuar edhe deklaratat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj i cili ka thënë që nëse nuk hiqen vizat për Kosovën, BE-ja duhet të kushtëzohet me dialog. Shiltes ka potencuar që BE-ja është aleat i Kosovës pavarësisht problemit me vizat.

“ Unë me të vërtetë shpresoj që Kosova ta ketë të qartë se BE-ja gjithmonë ka qenë aleati dhe mbrojtësi i saj, pavarësisht problemeve me çështjen e vizave. Bashkëpunimi i mirë dhe marrëdhënia mes Kosovës e BE-së nuk duhet të ndryshojë”, ka përfunduar ai. /ZËRI