Hoti: Do të përdoren të gjitha format demokratike kundër ndarjes së Kosovës

Aktuale November 05, 2018 - 11:12
Lajmet e fundit nga vendi

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hot në një prononcim për "Zërin", nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizmit të protestave kundër korrigjimit të kufijve, pasi kjo nënkupton shkëmbim territoresh.

 “Ideja e shkëmbimit të territoreve është e rrezikshme për Kosovën dhe për rajonin. Kjo ide vetëm Serbisë i shkon përshtati. Si e tillë, kjo ide nuk ka asnjë mbështetje nga asnjë forcë politike. Askush nuk ka mandat të bisedojë me Serbinë për këtë temë. Kushdo që përfshihet në këtë temë duhet të japë përgjegjësi”, ka deklaruar Hoti.

I pyetur se a i sheh LDK-ja protestat si opsion për ta kundërshtuar idenë e presidentit, deputeti i kësaj partie nuk e ka përjashtuar një formë të tillë të kundërshtimit. 

LEXO EDHE: Protestat, arma e fundit e opozitës kundër prekjes së kufijve

 

“Të gjitha format demokratike të kundërshtimit do të përdoren për të pamundësuar ndarjen e Kosovës”, është shprehur Hoti.

Ai më tej ka thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për miratimin e kësaj rezolute.

 “Do të kërkojmë që prapë të jetë në rend dite për votim. Është për keqardhje që AAK-ja dhe Nisma duke mos e votuar rezolutën e opozitës nuk kanë guxim të rreshtohen hapur në kundërshtim të kësaj ideje. Në këtë mënyrë, këto dy parti po bëhen pjesëmarrëse në këtë ide të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës”, ka theksuar Hoti. /ZERI