Thaçi dënon ashpër sulmin ndaj pelegrinëve serbë

Aktuale October 21, 2018 - 22:56
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar ashpër sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut, trasnemton "Zëri.info". 

LEXO EDHE: Policia e Kosovës konfirmon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Thaçi përmes llogarisë së tij në Facebook ka kërkuar nga organet përgjegjëse që "t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar". 

Postimi i plotë i Thaçit:

Si President i Republikës së Kosovës, e dënoj ashpër sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut. Në shoqërinë dhe shtetin tonë, pa dallim, të gjithë e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të shprehjes e nderimit të fesë dhe monumenteve fetare. Ata që nuk i respektojnë këto të drejta dhe e prishin harmoninë tonë ndëretnike e ndërfetare, më së shumti i bëjnë dëm vetë shtetit tonë, për të cilin po punojmë të gjithë. Kërkoj nga organet e rendit dhe ligjit që t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar. HTH