Thaçi fillon shpërndarjen e librit biografik, tek deputetët e PDK-së

Aktuale October 20, 2018 - 16:45
Lajmet e fundit nga vendi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ditë së djeshme e ka ftuar  në kabinetin e tij deputeten e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodrën, shkruan “Zëri.info”.

Me këtë rast Thaçi asaj i ka dhuruar librin i cili është shkruar për biografinë e Thaçit.

“Me rrëfime interesante dhe ngjarje të mëdha, që kanë ndërruar rrjedhën historike. Kështu ma kanë përshkruar librin biografik për presidentin Thaçi. Sot e pranova si dhuratë prej vetë protagonistit të këtyre ngjarjeve. Leximin e nisa, me rikthim të menjëhershëm në kohë”, ka bërë të ditur vet ajo përmes një shkrimi në “Facebook”. /ZËRI