Kujdes me planet e vikendit, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Aktuale October 20, 2018 - 08:43
Lexo tjera detaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për ndryshime të motit gjatë ditës së sotme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku temperatura më e lartë do të jetë 18 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë  pjesës së dytë të ditës parashihet të shoqërohen me riga të dobëta dhe lokale shiu. Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje por vlerat e saj mbeten mbi normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.