Haradinaj flet për ‘përplasjen’ me Xhavit Halitin

Aktuale October 19, 2018 - 10:00
Lajmet e fundit nga vendi

Dje në seancën e Kuvendit të Kosovës në kohën e votimit të tri projektligjeve të FSK-së që i hapin rrugë krijimit të ushtrisë së Kosovës, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti janë përplasur me njëri-tjetrin. Lidhur me përplasjen e tyre sot është deklaruar Haradinaj. Ai ka treguar arsyen e vërtetë për këtë përplasje, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Haradinaj: Sa shpenzojmë energji për kufij, ta shpenzojmë atë për marrjen e njohjeve

“Unë kam shkuar në Parlament, shkoj edhe për pyetje parlamentare e veçanërisht dje për pakon e tre ligjeve. Duke parë një interesim aq të madh dhe respekt të deputetëve për temën u habita që kryesuesi disi nuk për përcjellke atë që mbi 20 deputetë rrishinin në këmbë dhe thoshin që s`kemi votu e aj nuk e dike qysh ishin rrjedhat. Ishte një moment që nuk mujsha pa reagu do të thotë. Rezultoi që gjoja vetëm 50 kenë e në votimin e dytë shkojë deri në 80. ajo ke vetëm për një gabim teknik në Kuvend e jo diçka më të madhe”, ka thënë Haradinaj. /ZËRI