Haradinaj: Sa shpenzojmë energji për kufij, ta shpenzojmë atë për marrjen e njohjeve

Aktuale October 19, 2018 - 09:48
Lajmet e fundit nga vendi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë ka ri përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij kundër korrigjimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “Zëri.info”.

Haradinaj në këtë konferencë ka përmendur deklaratën e Daniel Serweit i cili është njohës i çështjeve të Ballkanit, e ku dje ka deklaruar se ideja për korrigjimin e territoreve ka buruar nga Serbia e Rusia.

LEXO EDHE: Haradinaj i kundërpërgjigjet NATO-së për ushtrinë

“Më bëri përshtypje dje Serweri tha që shkëmbimi i territoreve është ide e Serbisë dhe e Ruisisë. Ideja me lëvizë me kufij të territoreve është shqetësuese. Jam kundër kësaj dhe nuk mendoj që na ndihmon në asnjë proces para”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka deklaruar se sa shpenzojnë energji për të diskutuar për kufij ta bëjnë një gjë të tillë për të siguruar njohjet e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën.

“Si mund të i marrim njohjet e këtyre vendeve. Nëse atë energji që e shpenzojmë sot për të diskutuar për kufij ta kishim quar tek marrja e njohjeve ndoshta, Greqia, Ruamani e Sllovakia do na kishin njohur deri më tani”, ka përfunduar Haradinaj për sa i përket kësaj çështje. /ZËRI