Lulzim Basha uron Kosovën për ushtrinë

Aktuale October 18, 2018 - 20:23
Lajmet e fundit nga vendi

Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka uruar Kosovën për votimin e tri projektligjeve të FSK-së që hapin rrugën për krijimin e ushtrisë së Kosovës, raporton “zëri.info”.

‘Përshëndes votimin e ligjit që i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë dhe me aspiratën e anëtarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan’, ka shkruar kreu PD-së, Lulzim Basha.

LEXO EDHE: Edi Rama uron Kosovën për ushtrinë

Më shumë se 100 deputet të Kuvendit të Kosovës sot në leximin e parë votuan pro tri projektligjeve për ushtrinë: atë për Ministrinë e Mbrojtjes, për FSK-në dhe për shërbimin e FSK-së. /ZËRI