Organizohet Tryezë e rrumbullakët për arsimin e lartë në Kosovë

Aktuale October 18, 2018 - 17:18

Ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të arsimit, përfaqësues të USAID-it, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe të shoqërisë civile kanë marrë pjesë në Tryezën e rrumbullakët për arsimin e lartë, organizuar nga ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, njofton ministria, transmeton zeri.info.

Ministri Bytyqi në këtë tryezë tha se në diskutim mund të kyçen edhe akterë të tjerë dhe në fund kjo të rezultojë me një dokument që do të hapte një perspektivë tjetër për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.

Edhe përfaqësues nga USAID-i e programi TLP-SP u shprehën të gatshëm për të punuar për sistemin e arsimit në Kosovë./ZERI