Matoshi: Mund të ketë ndërrime edhe të zv. Ministrave

Aktuale October 16, 2018 - 23:36
Lexo tjera detaje

"Mund të ketë ndryshime të zëvendës ministrave në të ardhmen"

I ftuar në emisionin debatues “Click” në RTV21 ishte ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi i cili tha AKR-ja është në një fazë tjerë, ku mund të ketë edhe ndryshime të tjera, mirëpo jo në nivel të ministrave, por mund të ketë ndryshime të zëvendës ministrave në të ardhmen.

“Po hyjmë në proces zgjedhor brenda partisë dhe mund të matet performanca edhe e këtyre zyrtarëve në raport me elektoratin me strukturat e partisë. Besimi vjen prej aty, prej strukturave dhe mund të merret në një moment të caktuar dhe ska kurgjo të keqe”, ka thënë Matoshi në Click./21Media