BSPK kërkon strategji të zbatueshme për mbrojtjen e punëtorëve

Aktuale October 16, 2018 - 18:56
Lexo tjera detaje

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës shpreh indinjatë të thellë lidhur me aktualitetin e krijuar të punëtorëve sidomos të sektorit privat, konkretisht me rrezikun e sigurisë dhe shëndetit në punë që po u kanoset çdo ditë punëtoreve në punishtet e tyre.

Pasojat e fundit fatale që sollën vdekjen e punëtorëve si dhe rritja e numrit të vdekjeve këtë vit si rezultat i aksidenteve në punë, duhet të jenë shqetësuese jo vetëm për BSPK-në, por edhe për Qeverinë, akterët që kanë përgjegjësi t’i mbikëqyrin implementimin e Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, thuhet në deklaratë.

BSPK-ja kërkon nga instancat kompetente dhe Qeveria që të ndërmarrë hapa urgjentë për krijimin e strategjisë së zbatueshme në mbrojtje të punëtorëve dhe zbatimin e ligjeve që rregullojnë marrëdhënien e punës, në të kundërtën do të ndërmarrë masa më rigoroze sindikale për realizmin e kërkesave nëse vazhdon rrezikimi i jetës së punëtorëve.