Pas shkarkimeve të vazhdueshme në MPB, flet Haradinaj

Aktuale October 16, 2018 - 14:14
Lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se manovrimet e fundit brenda ministrisë së Punëve të Brendshme nuk e dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave, raporton “Zeri.info”.

Gjatë deklaratës së tij, Haradinaj tha se shkarkimi i ministrit te MPB-së, Bejtush Gashi, ka ardhur nga AKR-ja.

“Lirimi i ministrit Gashi prej tyre dhe emërimi i ministrit të ri vjen prej AKR-së. Sido që të jetë mendojmë që nuk është ndonjë tronditje për liberalizimin”, theksoi ai.

LEXO EDHE: Ministri i ri i MPB-së për herë të parë në mbledhjen e Qeverisë

Madje sipas tij, emërimi i ministrit të ri Ekrem Mustafa në krye të MPB-së mund të jetë një mundësi e mirë për çështjen e vizave.

“Kam pasur respekt për ministrin Gashi, ardhja e ministrit të ri mund të jetë një mundësi e mirë edhe për liberalizimin e vizave. Ideja për t’i dhënë një detyrë tjetër ministrit Gashi është e pëlqyeshme”, ka potencuar ai./Zëri