Irinej: Vuçiq po lufton për Kosovën si luan

Aktuale October 16, 2018 - 09:15
DETAJET

Patriariku serb, Irinej ka deklaruar se presidenti I Serbisë Aleksander Vuçiq është duke luftuar si luan për Kosovën por në kushte të pabarabarta. Irinej në një intervistë për “Veçernje Novosti”, ka deklaruar se kisha nuk merr vendime politike por që ka të drejtë të jap udhëzime dhe të tregojë vlera e kritere.  .

LEXO EDHE: Simiq: Ushtria e Kosovës, dëm i paimagjinueshëm për paqen

“Shpresa dhe ngushëllimi dëshmojnë se ai vazhdimisht deklaron se nuk do të imponojë vullnetin e tij dhe zgjidhjet e tij të mundshme, por do të respektojë vullnetin e tij dhe popullit edhe nëse nuk pajtohet me të. Kisha, sipas natyrës së saj, nuk merr vendime politike dhe shtetërore, por ka të drejtë dhe madje edhe më shumë detyrë të tregojë kritere dhe vlera të përjetshme, para së gjithash në shërbim të drejtësisë, lirisë, paqes dhe jetës për të gjithë”, ka thënë ai.