Simiq: Ushtria e Kosovës, dëm i paimagjinueshëm për paqen

Aktuale October 15, 2018 - 23:46
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, sot ka votuar kundër propozimeve të tre projektligjeve me anë të së cilave synohet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Mund të ju konfirmoj se qartas kam qenë kundër agjendës së propozuar, e cila përfshinë tre projektligje me të cilat do të formohet e ashtuquajtura Ushtri e Kosovës. Jemi kundër sepse ajo është kundër vullnetit të qytetarëve serbë në Kosovë”, ka thënë Simiq për RTS, përcjell Klan Kosova.

Simiq që është anëtar i Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është kundër Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OBK-së.

“Ushtria shkakton dëme të paimagjinueshme për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe Metohi por poashtu edhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, ka thënë Simiq.