Deputeti i AKR-së zbulon arsyen e shkarkimit të Bejtush Gashit

Aktuale October 15, 2018 - 17:53
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Anëtari i Kryesisë së Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka thënë se ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi është shkarkuar nga pozita për shkak se do të emërohet në një pozitë diplomatike.

Në një intervistë për Frontal të T7, Tahiri ka deklaruar se Bejtush Gashit i është premtuar që do të emërohet në një pozitë tjetër pas shkarkimit nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

LEXO EDHE: AKR emëron dy ministra të ri

“Me sa di unë, ministri Gashi do të shkojë në një pozitë tjetër; në një pozitë të ambasadorit”, ka thënë deputeti i AKR-së.

Tahiri i është gëzuar emërimit të Ekrem Mustafës në vendin e Bejtush Gashit, për shkak se ai vjen nga Komuna e Ferizajt.