AKR emëron dy ministra të ri

Aktuale October 15, 2018 - 17:21
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Fatmir Matoshi ka konfirmuar se ai do të mbajë postin e ministrit të Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, ku është ushtrues detyre, ndërsa Ekrem Mustafa do të mbajë pozitën e Ministrit të Brendshëm.

Menjëherë pas një takimi në Qeveri, nënkryetari i AKR-së ka konfirmuar për Express se është marrë vendimi për dy ministritë që kjo parti i drejton.

Është shkarkuar nga posti i ministrit të Brendshëm Bejtush Gashi, për t’u zëvendësuar me Ekrem Mustafën