Kuvendi shkon në pauzë ende pa filluar punën

Aktuale October 15, 2018 - 11:03
DETAJET

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi ka shkuar në pauzë 15 minutëshe raporton “Zeri.info.

Këtë e bëri të ditur kryeparlamentari, Kadri Veseli i cili tha se nuk do të lejoj që individ të caktuar të vendosin për fatin e Kuvendit të Kosovës.

”Shkojmë 15 minuta pauzë, e vazhdoj seancën vetëm radhën tjetër. Nuk do të lejoj që individ të caktuar të përcaktojnë fatin e Kuvendit të Kosovës. Ka vetëm individ të caktuar që po dëshirojnë të demonstrojnë para nesh personalitet” tha Veseli.

LEXO EDHE: LDK e LVV bojkotojnë seancën e sotme

Ai bëri të ditur që pas kësaj pauze, do të pritet edhe 5 minuta dhe nëse nuk ka kuorum do të ndërprehet seanca, për të filluar përsëri të enjten më 18 tetor

Ndërkohë kujtojmë se partitë opozitare, LDK dhe LVV e kanë bojkotuar këtë seancë me c’rast kanë deklaruar se do të marrin pjesë vetëm në seancën e së enjtes kur do të diskutohet për FSK-në/ZERI