Hoxhaj takon zyrtarët e Gjermanisë në Kosovë

Aktuale October 11, 2018 - 19:10
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka postuar në faqen e tij në Facebook një fotografi, përmes së cilës ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësues të institucioneve Gjermane në Kosovë.

Ai është takuar me ambasadorin e këtij shteti në Kosovë, Christian Heldt, pastaj me zyrtaren për Kosovë në Zyrën Federale për Politikë të Jashtme të Gjermanisë,Clara Niediek, si dhe me përgjegjësen për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Gjermane, Anna Stege.

Në këtë takim thuhet se është biseduar për raportet bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.