Dialogu me Serbinë, aspak i lehtë

Aktuale October 11, 2018 - 12:21
Lajmet e fundit nga vendi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, në një prononcim për "Zërin" ka vlerësuar se procesi i dialogut Kosovë - Serbi është mjaft i vështirë. Por sipas Isufit, Kosova duhet të marrë pjesë në dialog duke kërkuar që të arrihet njohja reciproke mes dy shteteve.

Ai më tej ka vlerësuar se qëndrimet mes pozitës e opozitës rreth negociatave me Serbinë janë mjaft të përafërta, porse interesat e disa partive nuk po lejojnë arritjen e një konsensusi.

“Qëndrimet janë të përafërta sepse edhe pozita, edhe opozita janë të deklaruara njëjtë sa i përket dialogut me Serbinë, po ashtu edhe për temat të cilat duhet të fliten siç janë platforma dhe ekipi, por më shumë janë interesat e ngushta politike që nuk po lejojnë të ketë një konsensus të plotë”, ka potencuar Isufi.

LEXO EDHE: Kusari-Lila: Nëse s’ka konsensus rreth dialogut, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje

E paralajmërimeve se këtë vit do të mund të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka thënë se problemi mes Kosovës e Serbisë nuk mund të përmbyllet shpejt.

“Ndoshta Thaçi është marrë vesh me Vuçiqin, por ne nuk jemi marrë vesh me Serbinë. Prandaj, ndoshta shumë shpejt mund të ketë përfundim të Thaçit me Vuçiqin, por nuk mund të ketë shumë shpejt përfundim të Kosovës me Serbinë”, ka theksuar Selimi. /ZERI